SHAMPON PËR FLOKË TË YNDYRSHËM

SHIFRA: 9103 500 ml
SHIFRA: 9104 250 ml

Karasteristikat:
Yndyrsimin e flokëve e shkakton sekrecioni i gjëndrave dhjamore që ështe pasoje e stresit, ushqimit jokvalitativ, gjeneve, çrregullimeve hormonale. Kështu flokët yndyrsohen shpejt edhepse lahen shpesh dhe vështirsohet ondullimi i tyre. Flokët duken të parregulluara. Ky shampon përmban ekstrakt të sumbullajës,mështeknës dhe hithres. Hithra (urtica dioica) ka efekt të dobishëm ne rrënjët e flokëve dhe është një prej bimëve më të dobishme për flokët. Është e shkëlqyeshme kundër rrënies së flokëve dhe forcon rrënjet e tyre. E pasur është me kalcijum, fosfor, hekur, natrijum dhe përmban vitaminat C,A B2 dhe K. Hithra normalizon prodhimin e tepërt të gjëndrave dhjamore duke depërtuar në to dhe duke zbutur këtë prodhim. Komponimet e silikonit parandalojnë këputjen e flokëve dhe e forcon rrënjen e tyre. Ka efekt antialergjik, antistres, antiiflamator dhe përmirson çarkullimin e gjakut. Sumbullaja( humulus lupulus) është antioksidant natyral, përkujdeset dhe ushqen flokët dhe lëkurën, vepron në sipërfaqe të lëkurës. Këtë parim aktiv e mundëson vaji esencial i cili është i përbërë nga hidrokarburet terpene dhe rrëshirë e cila në vete përmban kotonet dhe fenolet. Sumbullaja gjithashtu është antiseptik, qetësues dhe tonifikues. Mështekna (betula alba) vepron kundër bakterijeve, mbron flokët dhe lekurën, vepron thellë ne gjëndër. Përmban vaj esencial, tanin, vitamin C, dyll, alkohol triperten. Së bashku me sumbullajën ndikojnë në gjëndrat dhjamore, normalizojnë punën e tyre dhe parandalojnë sekrecion të tepërt duke bllokuar receptorët e substancave yndyrore.

Efekti:
zvoglon yndyrsimin- flokët marrin pamje normale, shkëlqim natyral, butësi-lëkura e kokës bëhet e butë- rrallohet larja e flokëve. Mënyra e përdorimit:Përdoret për larje të flokëve dhe dush. Për efekt më të mirë të aplikohet në flokë dhe lëkurë të kokës, të qëndrojne 3-5 minuta në menyrë që substancat aktive të veprojnë nl qelizat e lëkurës. Pastaj flokët mund te lahen me ujë. Problemi i flokëve mesatarisht te yndyrshme mund të korigjohet me ushqim të duhur dhe mirëmbajtje. Por ekzistojnë forma tjera te flokëve të yndyrshme të cilat përveq ushqimit dhe mirëmbajtjes, duhet përdorur shampon dhe balzam për këtë lloj flokësh.