SHAMPON PËR ÇDO DITË

SHIFRA: 9105 500 ml
SHIFRA: 9106 250 ml
Karakteristikat:
përmban ekstrakt të hithrës, bliut dhe glicerin. Hithra (urtica dionica) është e shkëlqyeshme kundër rënies së flokëve. Bimë jashtëzakonisht e shëndetshme e pasur me proteina, karbohidrate, yndyrëra, kalcijum, fosfor, hekur, vitamin C, A B2,K, karotin, magnezijum, mangan, natrijum, kalijum, kalcijum, klorofil, histamin. Hithra depërton në tërë lëkurën, rregullon sebumin e flokëve, ka veti antiseptike (parandalon shumimin e mikroorganizmave). Përmirson çarkullimin e gjakut dhe mban lëkurën e kokës të shëndetshme. Për shkak të vlerave vitaminoze të saj, hithra konsiderohet jashtëzakonisht e shëndetshme dhe e dobishme. Bliu (tilia cordata)- pjesa shëruese e kësaj bime konsiderohet lulja e lulëzuar. Bliu qetson dhe zbut lëkurën dhe flokët, është e pasur me vajra esencial, kurse hithra e forcon rrënjen e flokut dhe parandalon rënien e tyre.Përmban hekur, kalcijum, kripë mangani, vaj esencial, flavonoide, saponine,glikozid, tanin, polisaharid, vitamin C. Relakson dhe qetëson lëkurën e kokës.
Efekti:
forcon rrënjën e flokut, zbut lëkurën e kokës dhe parandalon rënien e flokëve. Ato bëhen të buta dhe kane shkelqim. Mënyra e përdorimit: përdoret për larje të çdoditshme te flokëve dhe dush. Rekomandohet të gjithë personave, posaqërisht sportistave, si dhe fëmijëve dhe bebave ngase nuk iriton as edhe sytë e ndijshëm. Ngase është shpampon shumë i butë i përgjigjet të gjitha llojeve të flokëve dhe lëkurës. Pas përdorimit tl këtij shamponi flokët janë të buta dhe shkëlqejnë ,kurse lëkura është e butë dhe e lëmuar.