KREMA SPA

Shifra: 9200
Krema hidratante përmban lëng të trangullit e cila momentalisht dhe dukshëm eliminon të metat e lëkurës si psh. Skuqjen, fryerjen dhe pakson rrudhat.
Trangulli përmban 90% ujë, vitamin C ,karotin, pektin, enzime dhe shumë materije të dobishme për lëkurën, Është e përkryer për të kallunit e lëkurës dhe mukozës. Lëngu i trangullit depërton thellë në lëkurë dhe mundëson hidratizim afatgjatë. Trangulli filtrohet me shtrydhje të ftohtë dhe kështu i ruan të gjitha vetitë e dobishme. Parimi aktiv i trangullit në kremë vepron si shpuzë molekulare në indin lidhor e cila lidhet me proteina dhe ujin dhe kështu qelizat bymehen dhe lekura bëhet e butë dhe e shtrenguar. Kjo kreme eshte perfaqesuese e SPA kozmetikes qe d.m.th. perkujdesen e lekures me uje dhe me perberes tjere te dobishem- ne kete rast trangulli.
Efekti:
-hidratizon lëkurën duke shtuar lagështinë natyrale të lëkurës
-mënjanon të metat( skuqjen, fryerjet) dhe mbron nga radikalet e lira
-zvoglon rrudhat
-lëkura bëhet e shtrënguar dhe e freskët
-relakson dhe mbron lëkurën
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet dy herë në ditë, më së miri në mëngjes dhe në mbrëmje. Në rast nevoje mund të përdoret shumë herë në ditë ( për personat me lëkurë të thatë ). I përshtatet të gjitha llojeve të lëkurës. I preferohet personave me lëkurë të thatë dhe të zbokthuar. Me përodrimin e SPA kremës lëkura merr lagështi të nevojshme, i kthehet lagështia natyrale dhe parandalohet humbja e lagështisë. I preferohet edhe personave me lëkurë të irituar dhe lëkurë të yndyrshme me puqëra, sepse trangulli vepron si pastrues i lëkurës. Krema është ideale për periudhën e ftohtë kur lëkura për shkak të frymes dhe ftohtit e humb lagështinë. Mbas aplikimit të SPA kremës lëkura qëndron gjithë ditën e freskët.